Gjimnazi "Haxhi Zeka" Istog
                                                                        FAQJA ZYRTARE
                                                                          Rr. Rinia, Istog
                                                                 039451206 - 049766589​
GJIMNAZI "HAXHI ZEKA" ISTOG
  • KRYEFAQJA
  • INFORMACIONE
  • AKTIVITETE
  • E-Mësimi
  • Revista Shkollore
  • Klubi i Teknikëve
  • Këndi i Leximit
  • BUSULLA
  • ASSET - USAID
  • KALENDARI
  • KONTAKTI

Intervistë nga televizioni italian DIRE

2/19/2020

0 Comments

 
Intervista e zhvilluar me prof. Ajshe Metaj dhe njëherit edhe me koordinatoren e cilësisë në gjimnaz prof. Lindita Kaliqani nga televizioni italian DIRE rreth kushteve të cilat Gjimnazi "Haxhi Zeka" në Istog ofron për nxënësit e po kësaj shkolle. Vlenë të theksohet se gjatë kësaj kohe u dhuruan 18 laptop për nxënësit e gjimnazit si donacion nga KFOR-i Italian në Istog. Nxënësit ndjehën shumë falenderues dhe mirënjohës ndaj KFOR-it Italian që asnjëherë nuk ngurrojnë për të ndihmuar të rinjtë në zhvillimin e ideve të reja.


Gjimnazi "Haxhi Zeka" Istog
05.02.2020



0 Comments

ASSET - USAID

2/15/2020

0 Comments

 

Takimi i parë i mbajtur mes nxënësve dhe trajnuesve nga programi ASSET

Gjatë këtij takimi nxënësit së bashku me trajnuesit biseduan rreth përdorimit të makinave dhe mjeteve të tjera të punës. Më pas nxënësit me ndihmën e trajnuesve dhe mësimdhënësve filluan montimin e pajisjeve në hapësirat e kabinetit të ndërtuar enkas për Klubin e Teknikëve - Gjimnazi "Haxhi Zeka".
Nxënësit janë shumë mirënjohës dhe e kanë pritur me interes të madh fillimin e programit pasi që kjo është një mundësi shumë e mirë për përgaditjen e tyre për të ardhmen.
0 Comments

Donacion nga KFOR-i Italian

2/15/2020

0 Comments

 

KFOR-i Italian dhuron 18 laptop për nxënësit e Gjimnazit "Haxhi Zeka" në Istog

Gjimnazi “Haxhi Zeka” në Istog është pajisur me 18 laptop të rinj, donacion ky i ardhur nga KFOR-it Italian. Komandanti i Komandës Regjionale – Perëndim (RC-W) Kol.Natale Gatti si përfaqësues i kontingjentit Italian, ka bërë dorëzimin e donacionit në prani të Kryetarit të Komunës z. Haki Rugova, Drejtorit të DKA-së z. Hajrush Shoshi, Drejtorit të Gjimnazit z. Ibrahim Bytyçi, pjesëtarëve të KFOR-it si dhe mësimdhënësve e nxënësve të këtij gjimnazi.


Falenderojmë per donacionin
​05.02.2020
0 Comments
Powered by Create your own unique website with customizable templates.
  • KRYEFAQJA
  • INFORMACIONE
  • AKTIVITETE
  • E-Mësimi
  • Revista Shkollore
  • Klubi i Teknikëve
  • Këndi i Leximit
  • BUSULLA
  • ASSET - USAID
  • KALENDARI
  • KONTAKTI